Seksionet
Vizitë në muze duke parë objektet e tij sipas sallave në të cilat ato janë pozicionuar
![]() |
Në sallat e muzeut janë ekspozuar foto të lidhura me materialin e ekspozuar sipas çdo periudhe, si dhe dy harta: njëra paraqet sitet arkeologjike të gërmuara nga arkeologët në vite, nga periudhat më të hershme (që nga stacionet paleolitike) deri në periudhën para pushtimit turk, ku është dhe fundi i koleksionit të muzeut dhe harta tjetër paraqet shtrirjen e fiseve ilire në anitikitet. Pranë çdo objekti brenda dhe jashtë vitrinave janë vendosur etiketa që tregojnë vendgjetjen e tyre.
Salla e parë dhe Salla e dytë përmbajnë objekte që i përkasin periudhës së prehistorisë, nga paleoliti deri në epokën e hekurit.
Në Sallën e tretë dhe në Sallën e katërt janë ekspozuar objekte që u përkasin periudhave të ndryshme, që nga shek. IV p.e.r. deri në shek. VI të e.r. Objektet e ekspozuara në vitrinat e kësaj periudhe kanë për qëllim të tregojnë jetën e përditshme të ilirëve, por edhe tregtinë që ata kanë patur me kolonitë greke. Në sallën e katërt dy vitrina u janë rezervuar kolonive greke (Durrachium, Apollonia dhe Orik) .
Salla e pestë paraqet objekte që i përkasin periudhës së mesjetës. Objektet e ekspozuara në këtë sallë janë konsideruar si hallka e vazhdimësisë nga kultura ilire tek ajo mesjetare. Qëllimi kryesor i këtij sesioni është që ilirët nuk u romanizuan, por ata vazhduan të jetojnë në të njëjtin territor duke trashëguar të njëjtën kulturë materiale dhe shpirtërore.






